Autoritetet në Kiev kanë ndaluar ngjarjet dhe tubimet e mëdha publike para 31-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik.
Njerëzit në kryeqytet nuk do të mund të takohen në grupe të mëdha nga sot deri të enjten për shkak të mundësisë së sulmeve me raketa, sipas një dokumenti të publikuar nga administrata ushtarake e Kievit të nënshkruar nga kreu i saj, Mykola Zhyrnov.
Ky hap erdhi pas thirrjes për vigjilencë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai tha se ka diskutuar “të gjitha kërcënimet” me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe se fjalë u ishte dërguar edhe liderëve të tjerë, duke përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antònio Guterres./UBTNews/