UBT News

Ndalohen tre persona të dyshuar për përpunimin dhe përgatitjen e substancave narkotike

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se janë ndalur në kohëzgjatje prej 48 orësh tre persona të dyshuar, për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Sipas prokurorisë, dy nga ta shtetas të Sllovakisë ndërsa tjetri shtetas i Republikës së Kosovës, me vendbanim në qytetin e Ferizajt.

“Sipas Prokurorisë të njëjtit janë ndaluar për shkak të dyshimit se në një laborator të cilin e kanë ndërtuar në fshatin Sllakoc i Epërm-Komuna e Gjilanit, kanë bërë përpunimin dhe përgatitjen e substancave narkotike, andaj, me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarve në këtë rast brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Exit mobile version