UBT News

Ndalohen personat që falsifikuan dokumente në Graçanicë

“Prishtinë, 26 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë –Dega në Graçanicë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T, për shkak se në bashkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe e pandehura I.D.L edhe për shkak të veprës penale Falsifikimi i dokumentit nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T e ka refuzuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji secilit veç e veç. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Prishtinës.

Exit mobile version