UBT News

Ndalohen përkohësisht vizitat familjare në burgje, shkak rritja e rasteve

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nxjerrë urdhër operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues, kjo ndalesë fillon prej datë 21.10.2020 deri në një vendim tjetër.

“Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në institucione.”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Bëhet e ditur se nga ky vendim përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit e rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim./UBTNews

Exit mobile version