Dy të dyshuarat për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë janë ndaluar për 48 orë. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Pejës përmes një komunikate për media.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.