UBT News

Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin ”Adem Jashari”

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse./D.B/KP

Exit mobile version