UBT News

Ndalimi i naftës ruse në krye të agjendës së BE-së

Ambasadorët e Bashkimit Evropian po takohen në Bruksel për të diskutuar rreth ndalesës së importeve të naftës ruse, një çështje që do të jetë në krye të agjendës së takimit të sotëm të liderëve.

Hungaria, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse, po vazhdon të kundërshtojë një lëvizje të tillë dhe tha se një masë e tillë mund të konsiderohet si hedhje e një bombe bërthamore në ekonominë e saj.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i tha transmetuesit France Info që mendon se pasdite do të arrihet një marrëveshje.

Janë diskutuar mundësi të shumta: më e fundit është që fillimisht të synohen furnizimet nga deti dhe të lihet nafta e tubacionit për më vonë.

Bisedimet teknike kanë rifilluar, por disa diplomatë dyshojnë se do të ketë një përparim në kohë për samitin e liderëve që fillon sot pasdite./UBTNews/

Exit mobile version