Dhjetëra gra marshuan në kryeqytetin afgan, Kabul, të enjten në shenjë revolte kundër një urdhri të talibanëve që ua ndalon atyre arsimin e lartë.
Militantët islamikë që sundojnë Afganistanin kanë urdhëruar universitetet publike dhe private që t’ua ndalojnë arsimimin grave. Që nga shpallja e vendimit të martën, grupe grash kanë organizuar protesta të vogla për të kërkuar të drejtën e tyre për arsimim.
Mediat lokale raportojnë se protestuesit dhe gazetarët u arrestuan gjatë tubimit të së enjtes.
Gratë brohorisnin në Dari: “Mos ki frikë. Ne jemi bashkë” dhe “Të drejta për të gjithë ose për askënd!”
Talibanët deri më tani nuk kanë reaguar ndaj protestave. Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit të Lartë tha të enjten se këtë javë do të mbahet një konferencë për “për të elaboruar më shumë mbi mbylljen e universiteteve për gratë”./UBTNews/