UBT News

Ndahet nga jeta ylli i serisë “The Walking Dead”, Kelley Mack

Ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçe aktorja Kelley Mack, e njohur për paraqitjen e saj në dramën post-apokaliptike me zombi “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë.

Mack, e lindur me emrin Kelley Klebenow, “u nda nga jeta në paqe” në qytetin e saj të lindjes, Cincinnati, të shtunën, pas një beteje me gliomën e sistemit nervor qendror, sipas një deklarate të publikuar në rrjetin social CaringBridge.

Glioma është një lloj tumori që prek trurin ose palcën kurrizore.

“Me një trishtim të pashlyeshëm njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurës sonë Kelley. Një dritë kaq e ndritshme dhe e zjarrtë ka kaluar përtej, aty ku të gjithë ne do të shkojmë një ditë,” thuhej në një postim në Instagramin e Mack të martën, shoqëruar me një foto të aktores.

Ngushëllime kanë ardhur nga kolegë, miq dhe fansa që e kanë kujtuar atë si një “talent” dhe një “shpirt të ëmbël”.

“Çfarë njeriu i jashtëzakonshëm. Jam shumë krenare që luftova përkrah saj në episodin tonë të fundit së bashku,” shkroi Alanna Masterson, e cila luajti në “The Walking Dead”.

Exit mobile version