UBT News

Ndahet nga jeta shpikësi i GIF-ave

Shpikësi i klipeve GIF, Stephen Wilhite është ndarë nga jeta pas infektimit me Covid-19 në moshën 74-vjeçare. Ai po punonte në CompuServe kur zhvilloi formatin GIF i cili mundësoi transferimin e fotove mbi lidhjet të ngadalta interneti. Që atëherë klipet GIF janë bërë një sinonim i memeve.

Wilhite shpiku GIF në vitin 1987 pa ndihmën e askujt. Ishte dizajnuar si një mekanizëm shkëmbimitë imazheve grafike në kohë kur shpejtësitë e internetit ishin shumë të ngadalta.

Me kufizimet e ngjyrave prej 256 për animacion, formati mund të ishte shuar kohë më parë. Megjithatë ishte ndryshe nga formtatet e tjera sepse është dizajnuar për të ruajtur disa korniza njëherazi duke bërë ideale për animacionet e shkurtra.

Përveç zhvillimit të GIF Wilhite dha kontribute të shumta për CompuServe duke e ndihmuar të shndërrohej në gjigantin e internetit të asaj kohe./PCWorldAlbanian

Exit mobile version