UBT News

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi

Të martën ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare ish-kryetari i Prishtinës, akademik Salih Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka shprehur ngushëllime për familjarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Rama ka theksuar se Salih Gashi ka kontribuar në periudha sfiduese për vendin dhe ka dhënë ndihmesë në rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit.

“Ai ishte njëri nga kontribuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë. Me përkushtim, urtësi dhe integritet, ai la gjurmë në shërbimin publik dhe në rrugëtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës,” ka shkruar Rama.

Salih Gashi do të kujtohet për angazhimin e tij në jetën publike dhe institucionale të Prishtinës dhe të Kosovës.

Exit mobile version