UBT News

Ndahet nga jeta aktorja spanjolle Marisa Paredes

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktorja spanjolle Marisa Paredes, karriera e së cilës u karakterizua veçanërisht nga gjashtë filmat në të cilët ajo luajti me regjisorin Pedro Almodovar.

Siç njoftoi Akademia Spanjolle e Kinemasë: “Kinemaja spanjolle humbi një nga aktoret më ikonike, Marisa Paredes, e cila la pas një karrierë të gjatë, përmes së cilës publiku e admiroi në më shumë se 75 paraqitje në ekranin e madh”.

Paredes vdiq në orët e para të mëngjesit në spitalin Fundación Jiménez Díaz në Madrid, ajo nuk ndihej mirë e shkoi në spital në mbrëmje dhe ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Almodovar postoi foto të aktores, e cila ishte hit në filmat e tij “Taka të larta”, “Lulja ime sekrete”, “Gjithçka për nënën time”, “Fol me të”, “Lëkura që jetoj” dhe “Murgesha mëkatare.

Artistja spanjolle la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë botërore, karriera e saj u përcaktua nga prania intensive në filmat e Pedro Almodovar, ndërsa karriera e saj e aktrimit përfshin më shumë se pesë dekada suksesi. /UBT News/

Exit mobile version