Ka ndërruar jetë aktori i njohur i Hollywood-it, Cary-Hiroyuki Tagawa, një prej fytyrave më ikonike të filmave aksion dhe roleve të antagonistit.
Tagawa u shua në moshën 75-vjeçare në Santa Barbara të Kalifornisë, si pasojë e komplikimeve nga një goditje në tru.
Lajmi ka sjellë reagime të shumta në botën e kinemasë, ku ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme me interpretimet e tij unike.
I lindur në Japoni dhe i rritur në SHBA, Tagawa u bë i famshëm globalisht për rolin e magjistarit të errët Shang Tsung në universin e “Mortal Kombat”, duke e kthyer personazhin në një figurë kult për disa gjenerata fansash.
Karriera e tij përfshin afro 150 role, duke u shfaqur në filma të njohur si “The Last Emperor”, “Memoirs of a Geisha”, “The Man in the High Castle”, “Pearl Harbor”, “47 Ronin”, “Planet of the Apes”, “Tekken”, “License to Kill” e shumë të tjerë.
Energjinë e tij të fuqishme në ekran, karizmën e veçantë dhe aftësinë për të mishëruar karaktere komplekse e bënë një emër të respektuar në Hollywood dhe më gjerë.
Për shumë njerëz, Tagawa mbetet një figurë që ka shënuar fëmijërinë e tyre, ndërsa për industrinë e filmit ai ishte një aktor me prani të jashtëzakonshme dhe talent të padiskutueshëm.
Trashëgimia e tij do të jetojë përmes roleve që e bënë të paharrueshëm. /A.Z/UBT News/

