Mësimdhënësit në Kosovë kanë marrë nga 100 euro shtesa për muajin shkurt. Kjo u konfirmua nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës përmes një shkrimi në Facebook.
“Pasi që kemi mjaft pyetje nga anëtarësia lidhur me shtesën në pagë të muajit shkurt 2021, SBASHK jep këtë njoftim: Sot janë ekzekutuar pagat e muajit shkurt 2021 e së bashku me të edhe shtesa në shumën bruto 100 euro për këtë muaj, e cila shtesë pas ndalesës të kontributit pensional 5% (5 euro) si dhe pagesës së tatimit të pagës 10% (9.5 euro), shtesa neto është 85.5 euro”, thuhet në njoftim.
Punëtorët e arsimit kishin paralajmëruar protesta, e pas paralajmërimit të tyre, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti kishte marrë vendim t’u ndahen paga shtesë punëtorëve të arsimit./UBTNews