UBT News

Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton

Regjisori i njohur i Hollivudit, Tim Burton, dhe aktorja e modelja italiane, Monica Bellucci, kanë njoftuar ndarjen e tyre përmes një deklarate të përbashkët të bërë publike të premten.

Në deklaratë ata theksuan:

“Me shumë respekt dhe kujdes të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre.”

Monica, 60 vjeçe, dhe Tim, 67, nisën romancën në tetor të vitit 2023. Çifti u shfaq për herë të fundit bashkë më 14 qershor, gjatë Festivalit të 71-të të Filmit në Taormina, ku Burton u pa duke e puthur me dashuri në faqe aktoren italiane.

Dyshja u takuan për herë të parë më 2006, por raporti mori tjetër drejtim pas ribashkimit në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon, në tetor të vitit 2022. Në qershor të vitit pasues, Bellucci konfirmoi publikisht lidhjen gjatë një interviste për Elle France. Ajo deklaroi:

“Çfarë mund të them… Jam e lumtur që e kam njohur këtë njeri, para së gjithash. Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë. E njoh njeriun, e dua atë, dhe tani do të njoh regjisorin – fillon një aventurë tjetër. E dua Tim-in dhe kam një respekt të madh për të.”

/A.Z/UBT News/

Exit mobile version