Këngëtarja Britney Spears dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari, raportohet se u ndanë pas një viti martesë.
“Ata janë të ndarë dhe është më e mira për Britney-n”, tha një burim i NBC News në një mesazh me tekst për transmetuesin.
Burimi i dytë thotë se Asghari ka bërë kërkesë për divorc. Madje ky burim tha se ai u largua nga shtëpia ku jetonin së bashku dhe tani po jeton vetëm në shtëpinë e tij.
Spears dhe Asghari u martuan gjatë një ceremonie të mbushur me yje në shtëpinë e këngëtares amerikane në Los Anxhelos në qershor të vitit 2022./UBTNews/