Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash liderin e Iniciativës Qytetare’ në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijeviq.
Ngjarja ka ndodhur tek sheshi ‘Vëllezërit Miliq’, afër urës kryesore mbi Ibër në veri të Mitrovicës.
Në video shihen disa qytetarë serbë duke fishkëlluar, të cilët tentojnë t’i pengojnë pjesëtarët e policisë në arrestimin e Arsenijeviqit, por nuk arritën ndërsa vërehen policët duke e sjellë këtë të fundit në jug.
Nuk dihet arsyeja e arrestimit të liderit të serbëve lokalë, por ai dyshohet se është i njohur për policinë edhe më herët për veprimet e tij provokative.