UBT News

Navalny në izolim të përhershëm

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny është transferuar në izolim të përhershëm.

Navalny tha se transferimi ndodhi vetëm disa ditë para një vizite të planifikuar familjare dhe kjo sipas tij po bëhet për ta mbajtur të heshtur atë.

Udhëheqësi i opozitës ruse tashmë po përballej me 11 vjet e gjysmë burg për një sërë akuzash, përfshirë edhe për mashtrim, të cilat sipas tij janë të sajuara.

46-vjeçari ka qenë prej kohësh fytyra më e spikatur e opozitës ruse ndaj presidentit Vladimir Putin./UBTNews/

Exit mobile version