UBT News

Navalnaya paralajmëron se Putini mund të përdorë armë bërthamore

Yulia Navalnaya, paralajmëroi se “askush nuk e di” se çfarë pritet nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe shtoi se udhëheqësi revanshist i Kremlinit mund të përdorë armë bërthamore.

Navalnaya gjendet në mërgim dhe është zotuar se do të vazhdojë presionin ndaj Putinit që nga koha kur bashkëshorti i saj vdiq në një burg në Arktik në muajin shkurt.

Navalnaya ka përdorur skandalet e fundit të spiunazhit dhe arrestimet në Gjermani dhe Poloni për të argumentuar se Putini po zhvillon luftë në zemër të Evropës për vite të tëra.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë kanë akuzuar Moskën se ata kanë vrarë kritikun më të zëshëm të Kremlinit, i cili i kishte mbijetuar disa helmimeve, për të cilat Navalny kishte akuzuar Putinin.

Pushtimi i paprovokuar ndaj Ukrainës, që nisi Rusia në vitin 2022, Navalnaya tha se është e pamundur të dihet nëse Putin do të sulmojë dhe dikë tjetër.

Javën e kaluar, dy shtetas gjermano-rusë u arrestuan si pasojë e dyshime se po tentonin të kryenin akte sabotimi në Gjermani. Zyrtarët në Poloni po ashtu kanë arrestuar një person, të cilin e akuzojnë se ka ndihmuar inteligjencën ruse të planifikojë një atentat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Exit mobile version