Aleatët e NATO-s ranë dakord të rrisin shpenzimet e lidhura me mbrojtjen në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.
Aleatët miratuan një rritje të madhe të nxitur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe që synonte të pengonte Rusinë.
Udhëheqësit zyrtarisht nënshkruan planet për të dyfishuar nivelet aktuale të shpenzimeve mes shqetësimeve në rritje se forcat e armatosura të Moskës mund të jenë gati të sulmojnë një vend të NATO-s brenda pak vitesh.
Deri më tani, aleatët e NATO-s janë detyruar të shpenzojnë të paktën 2% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje, një qëllim i rënë dakord në vitin 2014 dhe i parashikuar të arrihet nga të gjitha shtetet anëtare vetëm këtë vit.
Sipas premtimit të ri, të paktën 3,5% e PBB-së duhet të shkojë në shpenzimet kryesore ushtarake, me një 1,5% shtesë të caktuar për shpenzime të lidhura, duke përfshirë infrastrukturën që mund të përdoret për qëllime ushtarake.
Objektivi i ri i shpenzimeve përfaqëson një sfidë të madhe për shumë nga 32 shtetet e NATO-s – dhe nuk është miratuar pa kundërshtim.
Aleatja e NATO-s, Spanja, një nga shpenzueset më pakta kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes, i kishte kundërshtuar publikisht planet vetëm disa ditë para samitit./ atsh