Aleanca Veri-Atlantike ka publikuar një video përmbledhëse të turneut ballkanik të shefit të kësaj organizate ushtarake Jens Stoltenberg, i cili vizitoi edhe Kosovën.
Në një postim në rrjetin “X” thuhet se vizita e Stoltenberg dëshmon përkushtimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në rajon.
“Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar përkushtimin e NATO-s për ta mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan NATO.