Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së duhet urgjentisht t’i lejohet të inspektojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s në Ukrainë që është nën kontrollin ushtarak rus.
“Sekuestrimi i uzinës nga Rusia paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e këtij objekti (dhe) rrit rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor”, u tha ai gazetarëve në Bruksel.
“Është urgjente të lejohet inspektimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe të sigurohet tërheqja e të gjitha forcave ruse”, deklaroi ai tutje./UBTNews/