Numri i trupave nën komandën e NATO-s të vendosura në krahun lindor të aleancës ka arritur në 40,000, gati 10 herë më shumë sesa ishte vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga NATO, kishte 4650 trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s në shkurt të vitit 2021 ose një vit përpara se Rusia të fillonte sulmin e saj kundër Ukrainës. Këto trupa u vendosën në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.
Polonia shkoi nga 1,010 trupa në 10,500 – ndërsa katër grupe të reja beteje u krijuan në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari.
Për më tepër, shumë vende evropiane kanë kërkuar trupa shtesë amerikane në tokën e tyre sipas marrëveshjeve dypalëshe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ushtarëve amerikanë në të gjithë Evropën në rreth 100,000 – niveli më i lartë që nga viti 2005.
Agresioni i Rusisë ka bërë që anëtarët evropianë të NATO-s të zotohen të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Ata kanë nisur një “rivendosje” të strategjisë së tyre, duke premtuar se do të forcojnë dislokimet dhe aftësitë në tokë, në det dhe në ajër, edhe më tej. Më shumë detaje mbi këtë strategji do të zbulohen në një samit në qershor.
Për më tepër, dy vende evropiane – Suedia dhe Finlanda – kanë kërkuar zyrtarisht t’i bashkohen aleancës së mbrojtjes, e cila në fakt do të dyfishonte gjatësinë e kufirit të përbashkët të aleancës me Rusinë./UBTNews/