UBT News

NATO: Situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qëndrueshme, optimizimi i KFOR-it varet nga zhvillimet në terren

NATO ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka vazhduar të përmirësohet, por ka theksuar se çdo ndryshim në praninë dhe strukturën e KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren.

Në njoftimin e publikuar me rastin e ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it, Aleanca Veriatlantike ka bërë të ditur se procesi i optimizimit të pranisë dhe strukturës së misionit po vazhdon, me qëllim që KFOR-i të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e detyrave të tij.

Procesi parasheh përshtatje graduale dhe të kujdesshme të strukturës dhe numrit të trupave të KFOR-it gjatë vitit të ardhshëm.

Megjithatë, NATO ka theksuar se ky proces nuk është përfundimtar dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse zhvillimet e sigurisë në terren e kërkojnë një gjë të tillë.

“Procesi do të varet nga zhvillimet në terren dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë”, thuhet në njoftimin e NATO-s./A.K/

Exit mobile version