Manovra ushtarake e NATO-së “Steadfast Defender 2024”
Shkruan: Prof. Dr. Bahri Gashi
NATO ka përmbyllur përgatitjet e fundit me blerjen e mbi 1.1 miliard të municioneve që do t’i përdorë gjatë stërvitjes më të madhe në histori. NATO, sipas informacioneve që posedon, diku nga muaji (maj deri në muajin qershor) NATO posedon informacion serioz se në Ukrainë do të zgjerohet një front i ri lufte.
NATO si kundërpërgjigje po ndërmerr veprime taktike luftimi të trupave të ndryshme ushtarake në kohë paqeje, që bëhen për të rritur përgatitjen luftarake dhe gatishmërinë e tyre për përballje kundër çdo rreziku luftarak.
Rëndësia taktike e kësaj manovre ushtarake shumëkombëshe: Çfarë është stërvitja shumëkombëshe Steadfast Defender 2024?
Steadfast Defender 24 është një stërvitje e madhe e NATO-s që do të zhvillohet nga muaji shkurt deri në maj 2024 në të gjithë rajonin e Eurozonës, hartës transatlantike.
Kjo stërvitje ushtarake do të përdoret si përgjigje ndaj një agresioni të mundshëm të një fuqie ose kundërshtare kundër një vendi anëtar të NATO-së apo vendeve të Ballkanit, përfshirë paqëruajtësit e KFOR-it në Kosovë, duke aktivizuar nenin 5 (kartën e aleancës) të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Stërvitja është pjesë e serisë së manovrave Steadfast Defender. Kjo stërvitje konsiderohet manovra ushtarake me të gjitha kapacitetet luftarake më e madhe e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
NATO do të aktivizojë nē operacione taktike një numër të trupave mbi 90 mijë ushtarë dhe pasije luftarake nga toka, deti dhe ajri, përfshi edhe gjeohapësirën.
Vendet anëtare të NATO-së, si Mbretëria e Bashkuar janë përgatitur të sigurojnë mbi 20 mijë trupa për manovra. Më shumë se 16 mijë ushtarë janë shpallur nga Ushtria Britanike për operacione, në mesin e tyre do të ekspozohet edhe ekipi luftarak i Brigadës së 7-të të Mekanizuar të Lehtë. Marina Mbretërore do të sigurojë 2 mijë marinarë, 15 mijë ushtarë polakë, 10 mijë gjermanë dhe 5 mijë holandezë, e kështu me radhë nga scili vend anëtar pjesmarrës me trupa efektiv ushtarak.
Në kuadër të këtyre manovrave ushtarake Steadfast Defender 2024, Bundeswehr-i gjerman poashtu ka parlajmëruar se do të kryejë edhe manovrën e saj të quajtur “Quadriga 2024”. Ky operacion ushtarak “Quadriga 2024” ndahet në katër nivele manovrash të cilat duhet të praktikojnë ushtrimin e trupave gjermane mē misione tê veçanta luftrake të reagimit të shpejtë. Këto manovra ndahen sipas emërtimeve luftarake: Grand Center (mesi deri në fund të shkurtit), Grand North (nga mesi i shkurtit deri në mesin marsit), Grand South (fundi i prillit deri në fund të majit) dhe Grand Quadriga (maj).
Në kuadër të stëvitjeve ushtarake Steadfast Defender 2024, Polonia do të intensifikojë manovrat kombëtare “Dragon-24” nga data 25 shkurt deri më 14 mars 2024.
Këto stërvitje taktike – operacionale do të përbëhen kryesisht nga ushtarë të Divizionit të 11-të të Kalorësisë së Blinduar dhe Divizionit të 16-të të Mekanizuar Pomeranez, gjithashtu do të operojnë edhe komponetët tjerë ushtarak si trupa nga Forca e Mbrojtjes Territoriale, Komanda e Trupave Speciale, Forca Ajrore, Marina si dhe Forca e Reagimit të NATO-s dhe do të zhvillohen kryesisht në Qendrën e Trajnimit të Forcave Tokësore Drawsko.
Pjesë përbërëse me një total mbi 3 mijë e 500 automjete janë planifikuar të përdoren duke përfshirë 100 automjete të rënda luftarake duke përfshirë tanke nga SHBA, Spanja dhe Franca. Trupat gjatë stërvitjes po planifikojnë të kryejnë detyra të shumta duke përfshirë kalimet e lumenjve me pajisje të rënda, si dhe lëvizjen e automjeteve gjurmuese në mbi 300 milje rrugë publike dhe terrene jo urbane.
Rëndësia gjeosgrategjike e pozicionit të NATO-së lejon edhe këto stërvitje jashtë saj siq është edhe manovra Nordic Response 24 që do të përdorë Steadfast Defender në 2024 si një manovër në çati, por nuk do të jetë pjesë e saj. Manovrat “Saber Strike 24”, “Immediate Response 24” dhe “Swift Response 24″do të kryhen gjithashtu në kuadë të kursit Steadfast Defender.
Përgatitja e NATO-së dhe alancave për një përballje evenduale NATO-Rusi, është përgjigja e reagimit përmes këtyre lëvizjeve të trupave ushtarake drejt kësaj stërvitje shumë anëtarëshe të NATO-së, me qëllimin e vetëm të parandalohet një skenar i ballafaqimit NATO-Rusi. Në të kundërtën involvimi i menjëhrtshëm i Kinës, pashmangshëmëria e superfuqisë së SHBA-ve edhe si e vetme dhe zgjerimi drejt një lufte me pëmasa globale, në mënyrë të padiskutueshme do të shënonte edhe fundin e një filimi të një lufte të tretë botërore me përmasa katastrofale për njerëzimin.
Shënim:
(Autori është doktor shkence, profesor në programin për Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)