NATO njoftoi të martën se nënshkroi një tjetër marrëveshje për prodhimin e artilerisë në vlerë prej 1.2 miliard dollarë.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë është kthyer në një betejë për municione, kështu që është e rëndësishme që aleatët të mbushin rezervat e tyre, pasi ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, sipas një deklarate të aleancës, shkruan AA.
“Kjo është një nxitje e rëndësishme për industrinë tonë të mbrojtjes transatlantike, duke na ndihmuar të përmbushim nevojat tona të sigurisë, ndërkohë që vazhdojmë të ofrojmë mbështetje jetike për Ukrainën”, tha ai në një ceremoni nënshkrimi me Agjencinë e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA) në Bruksel.
Ai zbuloi se NSPA ka rënë dakord për kontrata me vlerë rreth 10 miliardë dollarë që nga korriku, duke përfshirë predha obusi, municione tankesh, raketa të drejtuara antitank dhe municione 155 milimetrash dhe raketa interceptuese Patriot.