Autoritetet e mbrojtjes në Letoni kanë përuruar objektet e reja në bazën ushtarake Adazi, pas krijimit të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s.
Objektet e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së mjeteve të blinduara të financuara nga Kanadaja, të cilat u hapën të mërkurën, do të strehojnë tanket e brigadës dhe automjetet e tjera të blinduara.
Investimet e Kanadasë dhe Spanjës në ndërtimin e këtyre objekteve arrijnë në mbi 7 milionë euro./UBTNews/