UBT News

NATO mblidhet sot

Vendet anëtare të NATO-s do të takohen sot me kërkesë të Polonisë mbi bazën e Nenit 4 të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të kryesojë takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të trajtuar shpërthimin e djeshëm në Poloninë Lindore, afër kufirit me Ukrainën, ku të vdekur mbetën dy persona, raporton KosovaPress.

Një nga diplomatët tha se NATO-ja do të veprojë me kujdes dhe nevojitet kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Stoltenberg do të mbajë konferencë pas takimit.

Exit mobile version