Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kërcënoi Moskën me sanksione të rënda ekonomike nëse presidenti Vladimir Putin sulmon Ukrainën, duke këmbëngulur se “diplomacia është mënyra e vetme e përgjegjshme për të zgjidhur këtë krizë potenciale”, përcjell UBT News.
“Ne nuk e dimë nëse presidenti Putin ka marrë vendimin për të pushtuar. Ne e dimë se ai po krijon kapacitetin për ta bërë këtë në një kohë të shkurtër nëse ai vendos kështu. Ne duhet të përgatitemi për të gjitha rastet”, tha Blinken.
Blinken shtoi se SHBA-ja “i ka bërë të qartë Kremlinit se ne do të përgjigjemi me vendosmëri, duke përfshirë një sërë masash ekonomike me ndikim të lartë që ne jemi përmbajtur nga përdorimi i tyre në të kaluarën”.
Ai nuk pranoi të japë detaje rreth sanksioneve, por vazhdoi duke thënë se “NATO është e përgatitur të përforcojë mbrojtjen e saj në krahun lindor”, pa dhënë detaje.
Organizata ushtarake tashmë ka forca të stacionuara në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni./UBTNews/