UBT News

NATO i bën thirrje Rusisë ta ndalë luftën menjëherë

epa09784335 NATO Secretary General Jens Stoltenberg at the start of an Extraordinary virtual summit of NATO Heads of State and Government on the security situation in and around Ukraine at the NATO headquarters in Brussels, Belgium, 25 February 2022. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Liderët e NATO-s kanë thënë se janë duke u siguruar në marrjen e masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e aleatëve “në të gjitha fushat dhe me një qasje 360 shkallë”.

“Ne po rrisim qëndrueshmërinë e shoqërive tona dhe infrastrukturës sonë për të luftuar ndikimin e dëmshëm të Rusisë”, është thënë në deklaratë, duke përmendur edhe mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike.

Liderët kanë lavdëruar popullin e Ukrainës, që sipas tyre “inspiroi botën me rezistencën historike në luftën brutale të Rusisë”. Ata i bënë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që “menjëherë të ndalë luftën dhe të tëheqë forcat ushtarake nga Ukraina”./UBTNews/

Exit mobile version