Qendra në Wiesbaden do të planifikojë dhe koordinojë ndihmën e sigurisë për Kievin derisa ky i fundit po vazhdon të luftojë kundër agresorit rus.
Qyteti jugor gjerman i Wiesbadenit do të shërbejë si një vend i përpjekjeve të NATO-s për të mbështetur ushtrinë ukrainase.
Në Wiesbaden NATO ka nisur një qendër të re komanduese për të planifikuar, koordinuar dhe rregulluar dhënien e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.
Qendra e komandës, e vendosur në ish-bazën e ushtrisë amerikane, do të koordinojë trajnimet dhe ofrimin e pajisjeve në Ukrainë dhe do të organizohet dhe drejtohet nga një gjeneral me tre yje.
Kjo bazë është pjesa qendrore e planit të Asistencës dhe Trajnimit të Sigurisë së NATO-s për Ukrainën. Themelimi i kësaj qendre u bë e ditur nga liderët e aleancës u takuan për përvjetorin e NATO-s në Uashington javën e kaluar. Baza do të përfshijë rreth 700 personel nga vendet aleate të NATO-s dhe partnerë të zgjedhur./UBTNews/