UBT News

NATO: Forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës është në krye të axhendës së takimit të sotëm

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 12: US Defence Secretary Lloyd J. Austin III (C) addresses the Ukraine defence contact group meeting at NATO headquarters during the first of two days of defence ministers' meetings on October 12, 2022 in Brussels, Belgium. The North Atlantic Council (NAC) at the level of Defence Ministers convene at the NATO headquarters in Brussels for a two-day summit as the war in Ukraine continues into a seventh month. (Photo by Omar Havana/Getty Images)

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s të mbledhur të mërkurën në Bruksel do të fokusohen në mënyrën se si t’i sigurojë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur civilët e saj dhe infrastrukturën, kjo sipas një zyrtari nga qeveria ukrainase dhe diplomati amerikan.

Takimi i NATO-s vjen dy ditë pasi Rusia nisi sulmin e saj më intensiv ajror kundër Ukrainës që nga pushtimi i saj në shkurt, duke vrarë të paktën 19 civilë dhe duke goditur objektet energjetike në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënvizoi të martën nevojën për të furnizuar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Kiev, duke thënë se ato “po bëjnë një ndryshim”./UBTNews/

Exit mobile version