UBT News

NATO duhej të kishte ndërmarrë hapa më të vendosur, sipas Erdoganit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se NATO duhej të kishte ndërmarrë hapa më të vendosur, përderisa ushtria ruse po e sulmon Ukrainën.

Presidenti Erdogan kritikoi qëndrimin e Perëndimit ndaj kësaj ngjarje.

“Të gjithë i japin këshilla Ukrainës. Sigurisht, me këshilla është e pamundur të arrish ndokund”, tha presidenti turk.

“Bashkimi Evropian (BE), si dhe i gjithë mentaliteti i tyre perëndimor, për fat të keq, nuk kanë marrë një qëndrim serioz dhe të prerë për momentin (në Ukrainë)”, shtoi ai para gazetarëve pas namazit të Xhumasë në Stamboll.

Gjatë ditës së sotme NATO do të mbajë një takim virtual me krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës për të diskutuar pasojat e sulmit të Rusisë në Ukrainë. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti turk.

“Nuk duhet të kthehet në një grup të thjeshtë sanksionesh, NATO duhet të jetë më e vendosur”, tha Erdoğan, duke iu referuar samitit të NATO-s./UBTNews/

Exit mobile version