NATO dhe Rusia kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet e nivelit të lartë, sipas sekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake, ndërsa tensionet vazhdojnë në kufirin ukrainas.
Jens Stoltenberg foli pas Këshillit NATO-Rusi – i pari i këtij lloji që nga korriku i vitit 2019 – të mërkurën që nuk arriti të prodhonte një rezultat të rëndësishëm.
Pavarësisht se çdo bisedime do ishin të vështira, Stoltenberg tha se të dyja palët kishin “shprehur nevojën për dialog dhe për të eksploruar një orar të takimeve të ardhshme”, edhe nëse një datë nuk është caktuar ende.
Ai përsëriti gjithashtu politikën e anëtarësimit me dyer të hapura të aleancës perëndimore, duke thënë se çdo vend – përfshirë Ukrainën – ka të drejtën e vetëvendosjes dhe të vendosë vetë rregullimet e veta të sigurisë./UBTNews/