National Geographic ka zyrtarizuar ekzistencën e oqeanit të pestë. I njohur si Oqeani Jugor, ky oqean rrethon Antarktidën.
I njohur më parë si ngushtica Gerlache, ky bashkim i Oqeanit Paqësor, Atlantik dhe oqeaneve të Arktikut, ka qenë gjithmonë një vend interesant – dhe i diskutueshëm për oqeanografët.

National Geographic e ka emërtuar atë si oqeani i pestë (u prezantua në Ditën Botërore të Oqeaneve më 8 qershor), për arsye që emri mund t’i japë edhe status.
Zakonisht, ndryshimet në hartat e botës janë rezultat i ndryshimeve politike – për shembull, Çekosllovakia duke u ndarë në Republikën Çeke dhe Sllovaki, ose Swaziland që votoi për të ndryshuar emrin e saj në Eswatini.
Por në vend të kësaj, oqeani i pestë është një shembull i rrallë se si krijuesit e hartave po bëjnë përpjekje ta ndryshojnë planetin./UBTNews