UBT News

Natë zjarri mbi Kiev, Rusia lëshon 176 dronë në mbarë Ukrainën

Një natë e vërtetë zjarri është shënuar mbi Kiev. Ushtria e Rusisë ka zhvilluar një ndër sulmet më masive kundër Ukrainës, ndërsa palët po përgatiten për negociata paqeje.

Raportohet se forcat e Moskës lëshuan një breshëri prej 176 dronësh të llojeve të ndryshme, duke përfshirë mes tyre dhe kamikazë Shahed të prodhuar nga Irani.

Këtë e konfirmoi mbrojtja ajrore e Ukrainës, që saktëson se 103 dronë pa pilotë janë rrëzuar, ndërsa 67 të tjerë kanë rënë në zona të hapura.

12 rajone në total janë shënjestruar nga ushtria e Putinit, mes tyre edhe kryeqyteti Kiev. Re tymi janë parë pas sulmit masiv, ndërsa kryebashkiaku Vitali Kliçko, konfirmoi se mbetjet e dronëve ranë në një zonë industriale duke shkaktuar dhe një zjarr. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo viktima.

Exit mobile version