UBT News

Nasim Haradinaj nuk paraqitet në seancën e Speciales

Në Hagë po mbahet seanca ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ky i fundit ka refuzuar të paraqitet në këtë seancë, teksa avokati i tij mbrojtës tha se deklarohet i pafajshëm në emër të tij për të gjitha aktakuzat.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./UBTNews

Exit mobile version