UBT News

Naser Ramadani: Rritja e numrit të rasteve mund të na shterr kapacitetet mjekësore

Në mbledhjen që është duke u mbajtur nga Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka thënë se rritja e lakores është shqetësuese.

Sipas tij kjo rritje e numrit të rasteve me COVID-19 mund të shpie deri te shterrja e kapaciteteve mjekësore nëse ky numër rritet.

Ai ka rekomanduar te të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm kur kanë nevoja të domosdoshme, si dhe të mbahet maska, distanca dhe higjiena personale.

Mbledhja e Komitetit për Koordinimi dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19 është duke vazhduar ende.

Exit mobile version