Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar Ramadani përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat antiCOVID.
“Të nderuar qytetarë!Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Andaj ju lutem: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!”, ka shkruar ai në Facebook./UBTNews