Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme.
Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet “mbajnë” rezervën më të madhe të arit, e cila vlerësohet në 20 milionë ton. Nxjerrja e metalit të çmuar që zotërojnë, sjell sfida për shkak të përqendrimit të tij të ulët në ujin e detit.
Sasia e raportuar ka tronditur botën, pasi tejkalon sasinë totale të arit të gjetur nga njeriu gjatë gjithë historisë së tij.
Teknologjia që i është vënë në dispozicion njerëzimit nuk lejon një mekanizëm minerar ekonomikisht të qëndrueshëm, uji i detit përmban metale që e bëjnë të vështirë ndarjen e arit. Ari i tretur nuk është i vetmi burim i vlefshëm që deti “ruan”.
Elemente tjera të rëndësishme që detet dhe oqeanet kanë janë depozitat e sulfurit hidrotermal. Këto janë depozita që janë më të arritshme sesa ari i tretur dhe mund të nxirren përmes minierave nënujore.
Minierat në det paraqesin rreziqe shkatërruese për ekosistemet detare, kjo rrezikon mijëra specie të reja, shkatërron shumë habitate detare dhe ndryshimi i zinxhirëve ushqimorë paraqet rreziqe të konsiderueshme.
Disa territore, si Papua Guinea e Re, filluan ta zbatojnë këtë praktikë. Debati mjedisor përqendrohet në ndikimet tragjike që aktivitetet minerare kanë në ekosistemet detare, duke lënë anash mundësitë ekonomike që j’u ofrojnë vendeve.
Mundësi reale që deti mund të na ofrojë burimet e tij më të vlefshme
Disa shkencëtarë mbajnë gjallë shpresën se zhvillimet teknologjike do të na lejojnë të arrijmë në zgjidhje të qëndrueshme në të ardhmen për shfrytëzimin e burimeve detare. Nuk është e pamundur që një ditë të shfaqen teknologji që do të lejojnë nxjerrjen e arit nga deti pa shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedisin detar.
Derisa të ndodhë kjo, ari vazhdon të fshihet në thellësitë e detit, madje edhe për vende si Spanja, me disa dete dhe oqeane që lagen në plazhet e saj, gjë që mund t’i sjellë vendit iberik miliona ose miliarda euro.
Thesari më i madh i njerëzimit qëndron i fshehur në det, e në të njëjtën kohë, Kina ka surprizuar me zbulimin e 230 miliardë ton ari të bardhë në shtratin e detit.