UBT News

NASA zbulon 13 zona në Hënë si pika uljeje të mundshme

NASA njoftoi se zgjodhi 13 zona të mundshme nga poli jugor i Hënës si pika të mundshme uljeje në të ardhmen për misionin e saj Artemis III.

Artemis III është një projekt që synon të dërgojë astronautë përsëri në Hënë në vitin 2025.

Përzgjedhja e këtyre rajoneve do të thotë se ne jemi një hap gjigant më afër kthimit të njerëzve në Hënë për herë të parë që nga Apollo“, tha Mark Kirasich, zëvendës administrator i asociuar për Divizionin e Zhvillimit të Fushatës Artemis në selinë e NASA-s në Uashington.

NASA tha se secila prej këtyre zonave është ‘e vendosur brenda gjashtë gradëve të gjerësisë gjeografike të Polit të Jugut hënor’, një rajon ku besohet se akulli i ujit mund të ekzistojë në krateret e fshehura, me akses të pandërprerë në rrezet e diellit gjatë një periudhe prej gjashtë dhe një ditë e gjysmë, një kohë që pritet të marrë misioni Artemis III.

Misionet Apollo të më shumë se 50 viteve më parë arritën në rajonet ekuatoriale të Hënës, ku ditët me rrezet e diellit janë më të gjata, duke arritur deri në dy javë.

Poli i Veriut, nga ana tjetër, mund të marrë vetëm disa ditë rrezet e diellit, gjë që rrit vështirësinë e misioneve, duke kufizuar gjithashtu periudhat kohore që NASA mund të kryejë lëshimet e saj.

Disa nga vendet e propozuara brenda rajoneve ndodhen midis disa prej pjesëve më të vjetra të Hënës dhe së bashku me rajonet me hije të përhershme, ofrojnë mundësinë për të mësuar rreth historisë së Hënës përmes materialeve hënore të pastudiuara më parë“, tha Sarah Noble, udhëheqëse e shkencës hënore Artemis për Divizionin e Shkencave Planetare të NASA-s. /UBTNews/

Exit mobile version