NASA ka njoftuar dhënien e një kontrate për dizajnimin e kostumeve të reja hapësinore për astronautët e saj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), për firmat amerikane Axiom Space dhe Collins Aerospace pas një procesi tenderimi njëvjeçar.
“Ky është një moment historik për ne. Me këto kostume do të shkruhet historia“, tha drejtoresha e Qendrës Hapësinore, Johnson Vanessa Wyche, në një konferencë shtypi në Hjuston të Teksasit të mërkurën.
Kostumet hapësinore të veshura aktualisht nga astronautët e NASA-s, në ISS, po bëhen me shpejtësi të vjetruara, me incidentet e grumbullimit të ujit në helmeta gjatë shëtitjeve në hapësirë që shkaktojnë shqetësime shtesë.
Prej disa kohësh është planifikuar zhvillimi i kostumeve të reja hapësinore, por procesi është përfshirë nga probleme dhe vonesa të ndryshme.
Kostumet e reja mund të jenë gati për testim fillestar që në vitin 2025 dhe janë të destinuara për t’u përdorur nga astronautët e NASA-s në misionin Artemis, i cili do të zbarkojë përsëri astronautët amerikanë në Hënë për herë të parë që nga fillimi i viteve 1970, dhe në fund, në të parin mision me njerëz i NASA-s, në Mars. /UBTNews/