UBT News

NASA punëson teologë që të përgatisin njerëzimin për kontakt potencial me jashtëtokësorët

Një prift dhe ekspertë të tjerë fetarë janë thirrur si një përpjekje për të ndihmuar Tokën nëse do të përballej me mundësinë e jetës jashtëtokësore, përcjell UBT News.

NASA po kërkon ndihmën e 24 teologëve në një lëvizje për të përcaktuar se si do të reagonin fetë e ndryshme në mbarë botën nëse bota do të përballej me ndonjë kontakt potencial me alienët.

Agjencia hapësinore punësoi grupin e akademikëve për të marrë pjesë në një program në Qendrën për Kërkim Teologjik (CTI) në Universitetin Princeton të Nju Xhersit, të cilit NASA i dha një grant prej 1.1 milion dollarësh në 2014.

Midis tyre është prifti britanik dhe teologu i Universitetit të Kembrixhit, Andrew Davison, i cili po ndihmon në këshillim. Libri i tij i ardhshëm, “Astrobiology and Christian Doctrine”, ku vëren se “njerëzit jofetarë gjithashtu duket se i mbivlerësojnë sfidat që njerëzit fetarë… do t’i përjetonin nëse do të përballeshin me prova të jetës aliene”.

Duke iu drejtuar idesë së Tokës si planeti i vetëm në hapësirë ​​me jetë në të, Carl Pilcher u shpreh se “kjo është thjesht e paimagjinueshme kur ka mbi 100 miliardë yje në këtë galaktikë dhe mbi 100 miliardë galaktika në univers”./UBTNews/

Exit mobile version