Një prift dhe ekspertë të tjerë fetarë janë thirrur si një përpjekje për të ndihmuar Tokën nëse do të përballej me mundësinë e jetës jashtëtokësore, përcjell UBT News.
NASA po kërkon ndihmën e 24 teologëve në një lëvizje për të përcaktuar se si do të reagonin fetë e ndryshme në mbarë botën nëse bota do të përballej me ndonjë kontakt potencial me alienët.
Agjencia hapësinore punësoi grupin e akademikëve për të marrë pjesë në një program në Qendrën për Kërkim Teologjik (CTI) në Universitetin Princeton të Nju Xhersit, të cilit NASA i dha një grant prej 1.1 milion dollarësh në 2014.
Midis tyre është prifti britanik dhe teologu i Universitetit të Kembrixhit, Andrew Davison, i cili po ndihmon në këshillim. Libri i tij i ardhshëm, “Astrobiology and Christian Doctrine”, ku vëren se “njerëzit jofetarë gjithashtu duket se i mbivlerësojnë sfidat që njerëzit fetarë… do t’i përjetonin nëse do të përballeshin me prova të jetës aliene”.
Duke iu drejtuar idesë së Tokës si planeti i vetëm në hapësirë me jetë në të, Carl Pilcher u shpreh se “kjo është thjesht e paimagjinueshme kur ka mbi 100 miliardë yje në këtë galaktikë dhe mbi 100 miliardë galaktika në univers”./UBTNews/