UBT News

NASA nis misionin për t’i ndryshuar drejtimin një asteroidi

NASA ka lansuar Sonda DART – me madhësinë e një makine – i cili do të përplaset me një asteroid në mënyrë që t’i ndryshoj kahjen e tij, shkruan Al-Jazeera, përcjell UBT News.

NASA nisi një mision për të goditur qëllimisht këtë anije kozmike në një asteroid – test ky që njerëzimit mund të i nevojitet ndonjëherë për të ndaluar një shkëmb gjigant hapësinor që kërcënon jetën në Tokë.

Qëllimi është të ndryshohet pak trajektorja e asteroidit Dimorphos.

Ndikimi duhet të ndodhë në tremujorin e tretë të vitit 2022, kur sistemi binar i asteroideve është 11 milionë kilometra nga Toka, pothuajse pika më e afërt që ata arrijnë ndonjëherë.

“Ajo që ne po përpiqemi të mësojmë është se si të shmangim një kërcënim”, tha shkencëtari kryesor i NASA-s, Thomas Zuburchen për projektin i cili kushtoi 330 milionë dollarë e që është i pari i këtij lloji, transmeton UBT News.

Për të qenë të qartë, asteroidët në fjalë nuk përbëjnë asnjë kërcënim për planetin tani për tani. Por ato i përkasin një klase trupash të njohur si Objekte Pranë Tokës, të cilat afrohen brenda 48 milionë kilometrave.

Zyra e Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s është më e interesuar për ato më të mëdha se 140 metra në madhësi, të cilat kanë potencialin të shkatërrojë qytete ose rajone të tëra me energji shumë herë më të madhe se bomba bërthamore mesatare.

Janë të njohur 10,000 asteroidë afër Tokës me këtë madhësi ose më të madhe, por asnjëri nuk ka një shans të konsiderueshëm për të goditur Tokën në 100 vitet e ardhshme. Shkencëtarët vlerësojnë se asteroidët 140 metra godasin një herë në 20,000 vjet.

Asteroidët që janë 10 km (6 milje) ose më të gjerë – si ai që goditi 66 milionë vjet më parë dhe çoi në zhdukjen e shumicës së jetës në Tokë, duke përfshirë edhe dinosaurët – ndodhin çdo 100-200 milionë vjet./UBTNews/

Exit mobile version