NASA ka lëshuar me sukses një raketë nga Territori Verior i largët i Australisë, duke shënuar histori si lëshimi i parë komercial i agjencisë në portin hapësinor jashtë Shteteve të Bashkuara.
Sipas Equatorial Launch Australia (ELA), raketa u lëshua në mesnatë nga Qendra Hapësinore e Arnhem në Rrafshnaltën Dhupuma, pranë qytezës Nhulunbuy.
Raketa pritet të udhëtojë më shumë se 300 kilometra (186 milje) në hapësirë në misionin e saj për të vëzhguar konstelacionet Alpha Centauri A dhe B – sistemet yjore më të afërta me Tokën.
Alpha Centauri ka një kuptim të veçantë për Australinë. Ajo është kryesisht e dukshme vetëm nga hemisfera jugore dhe është një nga “treguesit” drejt konstelacionit të Kryqit të Jugut që shfaqet në flamurin e vendit, sipas Reuters.
Eventi i së hënës po ashtu shënoi histori për Australinë si nisja e parë komerciale në hapësirë në vend./UBTNews/