NASA ka kritikuar agjencinë ruse të hapësirës për përdorimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për të shfaqur fotografi propagandistike që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës.
Fotot paraqesin tre kozmonautë rusë që mbajnë flamujt e dy rajoneve të Ukrainës lindore të cilat ishin kapur nga forcat ushtarake ruse, çka shkaktoi reagimin e ashpër të agjencisë hapësinore amerikane.
Ky veprim i ISS u tha se është “plotësisht në kundërshtim me funksionin kryesor të stacionit midis 15 vendeve pjesëmarrëse ndërkombëtare për të avancuar shkencën dhe zhvillimin e teknologjisë për qëllime paqësore” nga NASA.
Pavarësisht nga konflikti në rritje tokësor midis Uashingtonit dhe Moskës, bashkëpunimi në orbitën e ulët të Tokës ka vazhduar kryesisht me pak sfida nga ShBA ndaj partnerëve të saj rusë – megjithëse shefi ekzekutiv i Roscosmos ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërheqë bashkëpunimin./UBTNews/