Policia ka gjetur drogë te një person në Gjilan, si dhe te një tjetër në Shtime.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar 4.83 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërsa rasti në Shtime ka ndodhur gjatë kontrollit të një veture.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Drogë është gjetur edhe në rrugën “Enver Hadri” në Prizren.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit, në veturë u janë gjetur dhe sekuestruar 3.94 gramë marihuanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.
