Laureatja e burgosur iraniane e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi këtë javë përballet me një gjyq të ri dhe rrezikon të transferohet jashtë Teheranit në një burg të ri për të vuajtur një dënim eventual, tha familja e saj.
Gjyqi, i cili fillon sot në një gjykatë revolucionare në Teheran, është i pari kundër Mohammadi-t që kur familja e saj pranoi çmimin e vitit 2023 në emër të saj në Oslo më 10 dhjetor.
Akuzat nuk ishin menjëherë të qarta, por besohet se lidhen me aktivitetet e saj pas hekurave në burgun Evin të Teheranit, ku ajo ka bërë fushatë sfiduese kundër autoriteteve islamike të Iranit dhe hixhabit të detyrueshëm për gratë./UBTNews/