Naim Fetahu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Fetahu përmes një shkrimi në Facebook, teksa u shpreh se për arsye personale ka vendosur të japë dorëheqje.
“Prandaj, sot kam vendosur për arsye personale te jap DORËHEQJE nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë. Kam vendosur që për një periudhë t’i kthehem familjes. Kjo nuk do të thotë se unë heqë dorë nga politika. Deri në frymëmarrjen e fundit unë do të jem në shërbimin tuaj, sepse u jam borxhli për përkrahjen që ma keni dhënë ndër vite. Sot, përulem dhe nderoj veprën e atyre që nuk janë mesin tonë, me të cilët bashkërisht në moshë të re e nisëm aktivitetin politik, dhe të tjerëve që na përkrahën në aktivitetin tonë, ndërsa i falënderohem secilit votues veç e veç për çdo përkrahje e mbështetje që i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi ai në Facebook./UBTNews